Vendosni fjalën kyçe....

Kim Jong-un mesazh presidentit amerikan: Pompeo i pamatur, dërgoni dikë tjetër për bisedime


Koreja e Veriut sinjalizoi se do të donte që Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të zëvendësohet nga dikush më i kujdesshëm dhe më “i pjekur” në bisedimet me Phenianin.

Nëse ai do jetë personi që do negociojë sërish për çështjen bërthamore, atëherë nuk pritet të arrihet gjë.

Sekretari i Shtetit Pompeo duhet të largohet nga bisedimet bërthamore me Phenianin në favor të dikujt “i cili mund të komunikojë më me kujdes dhe me më shumë maturi”, kanë deklaruar zyrtarë të lartë koreano-veriorë.

Mediat e Koresë së Veriut gjithashtu cituan Kwon Jong Gun, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme, i cili paralajmëroi se “nëse Pompeo do të angazhohet përsëri në bisedime, tryeza nuk do jetë rezultative dhe bisedimet do të dështojnë”.

Pompeo besohet të ketë qenë personi që shtroi themelin për samitin e parë historik midis Trump dhe Kim në Singapor vitin e kaluar, duke takuar udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian disa javë më parë.

Takimi i fundit mes udhëheqësit amerikan dhe Kim në Vietnam pritej të sillte rezultate por dështoi pas largimit para kohe të presidentit Trump nga samiti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *