Templates by BIGtheme NET

Koni rrëfen arsyet pse është pezulluar: Lufta ka nisur që në 2017, si më shantazhuan Kule me dekanët e tjerë

Rektori  i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka rrëfyer arsyet përse është pezulluar nga Ministria e Arsimit. Sipas Konit, lufta ndaj tij ka nisur që në vitin 2017 dhe pas saj qëndron grupi i ish rektorit, Dhori Kule në bashkëpunim me mazhorancën.

Lufta e dekanëve që u shprehën në mbështetje të urdhrit të ministres së arsimit, nuk ka filluar tani, por është shprehur qysh në muajin shkurt të vitit 2017. Kur sapo ka qenë krijuar bordi i administrimit. Në shkurt të vitit 2017, ka filluar një shantazh i plotë, i organizuar nga persona të cilët kanë qenë ish drejtuesit e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, Ervin Demo, Edmond Rapti, Artan Hoxha. Qëllimi i tyre ka qenë bllokimi i Universitetit të Tiranës, në të gjithë komponentët e funksionimit të tij, në mënyrë që të detyronin rektorin e Universitetit për të dhënë dorëheqjen. Unë, pavarësisht nga bllokimet nuk e kam bërë këtë veprim”– tha rektori Koni në emisionin “Të Paekspozuarit”,.

Rektori Koni, tha se grupi i Dhori Kules, ka vepruar për interesa personale dhe kanë bashkëpunuar me institucione shtetërore, duke hedhur kështu një akuzë shumë të rëndë, se ka pasur një komplot për largimin e tij nga mazhoranca aktuale.

Fillimisht unë e kam lexuar si interesa personale të ish rektorit me grupin e tij. Në fillim kam menduar, se Kule e ka nga emocionet e lënies së detyrës. Mbi figurën time, kanë funksionuar disa agjenci dhe institucione shtetërore, duke u sinkronizuar me këta persona, për të rritur intensitetin e bllokimit të rektorit të Universitetit të Tiranës. Ky është një veprim pastër politik, një aleancë midis mazhorancës dhe grupit të ish drejtuesit të Universitetit të Tiranës”-u shpreh Koni.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto