Mblidhet sot Këshilli i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-grupi parlamentar i kësaj force politike. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 12:00, por rendi i ditës nuk është bërë ende publik.
Debati do të zhvillohet lidhur me strategjinë dhe aksionin e mëtejshëm të opozitës.
Kujtojmë se sot në Kuvend, u zyrtarizuan dy grupet e reja parlamentare të formuara nga kandidatët që pranuan mandatet nga listat e PD-së dhe LSI-së.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se krerët e këtyre dy grupeve parlamentare do të jenë Rudina Hajdari dhe Nimet Musaj, që zëvendësojnë Edmond Spahon dhe Petrit Vasilin.