Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Protestuesit kërkojnë të marrim godinat, është e vështirë t’i përmbajmë


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “360 ° në Ora News,  se ka vështirësi në përmbajtjen e protestuesve.

Më tej Kryemadhi, shtoi se në mes të protestuesve ka radikalizëm të cilët kërkojnë të marrin godinat e institucioneve.

Radikalizimi i njerëzve është që kërkojnë marrjen e godinave dhe rrëzimin e institucionit të Edi Ramës, një nga problemet më të mëdha që kemi ne në protesta është se energjitë tona më të mëdha nuk shkojnë për të sjellë njerëzit, nëse më përpara ka qenë problem për të sjellë njerëzit nëpër protesta apo mitingje qoftë nga ne apo dhe PD e PS kjo tashmë ka ikur, problemi më i madh tani i joni është për të përmbajtur njerëzit.

Njerëzit janë aq të inatosur, janë aq të zemëruar saqë mendojnë që inatin e tyre mund ta nxjerrin duke rrëmbyer një godinë dhe duke e djegur atë por nuk është ky problemi sepse edhe po e morën godinën edhe po e dogjën, nuk ke djegur fenomenin sepse është tjetër koncepti dhe botëkuptimi i asaj çka ne përfaqësojmë”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *