Templates by BIGtheme NET

Lleshaj-deputetëve të rinj: Grabitja në Rinas nuk është ngjarje apokaliptike!

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, sot dha llogari para deputetëve të rinj për grabitjen e rreth 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Gjatë deklaratës së tij, Lleshaj tha se cënimi i aeroportit tonë të vetëm, nuk përbën cënim të sigurisë kombëtare, pavarësisht se grabitësit shkuan në pistën e avionëve të armatosur rëndë dhe ngjarja mund të kishte rezultuar dhe me viktima.

“Ka patur gatishmëri të madhe për të ndërtuar skenare apokaliptik. Nuk është ngjarje apokaliptike apo shkatërrim  sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga një grup prej pesë vetësh që cënojnë sigurinë në aeroportin e kryeqytetit.”, tha Lleshaj.

Për ministrin e Brendshëm cënimi i sigurisë së aeroportit nuk cënon sigurinë kombëtare, por protesta e opozitës po. Sipas Lleshajt, protesta cënonte rendin kushtetues.

“Me keqardhje se përshkallëzimi i protestës po e zhvendos atë nga një problem të rendit publik, në një problem të rendit kushtetues, që do të thotë, që organizatorët dhe pjesëmarrësit e saj mund të përballen së shpejti me akuza që kanë të bëjnë me me cënimin dhe sulmin ndaj organeve dhe rendit kushtetues të vendit.”, ishin fjalët e Lleshajt.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto