Vendosni fjalën kyçe....

Nga një “mbrëmje zgare”, studentët përfundojnë duke i vënë flakën pyllit – 15 milionë dollarë gjobë për të rinjtë italianë


Dy studentët të cilët dyshohet se i vunë aksidentalisht flakën pyjeve në gjysmën e malit në Como të Italisë, janë gjobitur me 15.3 milionë dollarë.

Dhjetorin e kaluar, dy nxënësit 22-vjeçarë në Italinë veriore, kishin organizuar një mbrëmje zgare në oborrin e shtëpisë së gjyshit në mal, në zonën e Liqenit të Epërm të Comos, por ata e harruan zgarën ndezur. Si rezultat shpërthyen flakët që u përhapën me shpejtësi në mbi 1,000 hektarë tokë, duke përfshirë një fermë ku shumica e kafshëve u vranë.

Njëri nga të rinjtë tha se ai dhe shoku i tij menjëherë thirrën zjarrfikësit kur panë zjarrin dhe madje “hodhën veten në flakë” për t’u përpjekur t’i shuajnë, shkruan “RT“. Përkundër përpjekjeve të tyre, zjarri u përhap duke shkaktuar mbi 40 milionë dollarë dëme.

Studentët pretendojnë se janë të pafajshëm dhe thonë se zyrtarët lokalë po i përdorin ata si “koka turku” për një zjarr që kishte baza të shumta dhe në fund të ditës “nuk mund të shpjegohej”.

“Cili është kuptimi për të vendosur një sanksion administrativ … që tashmë dihet se dy djem, ende studentë, nuk mund ta paguajnë?”, tha Ivana Anomali, avokatja e njërit prej të akuzuarve.

Autoritetet megjithatë, thanë për mediat lokale se shuma ishte e justifikuar, duke e quajtur incidentin “një sinjal se duhet t’i shtyjmë njerëzit të mbajnë më shumë përgjegjësi në mbrojtjen e mjedisit”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *