Parlamenti Evropian ka miratuar përfundimisht rregulloren që forcon ruajtjen e kufirit dhe deteve nëpërmjet Rojes Bregdetare Europiane.
Ndryshimet në agjencinë ”Frontex”, të dakorduara me ministrat e BE, do të përbëhen nga një trupë e përhershme prej 10 000 njësish deri në vitin 2027.
Trupat do të përbëhen nga rojat kufitare dhe rojat bregdetare të agjencive dhe personel të vendosur në baza të ndryshme të vendeve të BE.
Italia do të duhet të sigurojë 610 persona me kapacitet të plotë dhe do të jetë vendi i tretë për kontributin e stafit, pas Gjermanisë dhe Francës.