Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së,  tre vendimet që morri


Pas përfundimit të Këshillit Kombëtar, janë bërë publike vendimet që janë marrë nga anëtarët e tij.

Ashtu edhe siç kreu i demokratëve deklaroi, vendimet lidhen me zgjedhjet, në të cilin PD zotohet të marrë pjesë në zgjedhje vetëm nëse garantohen se do jenë të lira dhe të ndershme.

Tre vendimet:

Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *