Shkarkohet nga detyra gjyqtari Astrit Faqolli. Vendimi u mor sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që vendosi të shfuqizojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e kishte konfirmuar Faqollin në detyrë.
Subjekti vlerësues ka shfaqur probleme me kriterin e pasurisë, pasi kishte mospërputhje mes atyre që kishte deklaruar dhe pasurisë reale.
Vendimi i KPK-së për u ankimua nga Komisioneri Publik. Sipas Komisionerit, konfirmimi në detyrë është bërë në interpretim të gabuar të ligjit.
“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ”-pohonte Komisioneri Publik.