Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, se grabitja në Rinas “nuk është cënim i sigurisë kombëtare”.
Vasili kujton deklaratën e parë të Lleshajt, kur tha se kemi të bëjmë me cënim dhe jo rrëzim të sigurisë, që sipas Vasilit janë dy deklarata kontradiktore. Vasili ironizon se Shqipëria ka mbetur pa një ministër të Brendshëm pasi ai që kemi flet vetëm idiotësira.
“Ministri i brendeshem damlla dhe i lajthitur krye krejt!!
Ministri i brendeshem ne parlament 3 dite pas grabitjes ne aeroportin e Rinas deklaroi ne parlament:
“Kemi CËNIM dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas”,
Po i njejti minister i brendeshem po ne parlament sot deklaron krejt te kunderten:
“Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga një grup prej pesë vetësh që cënojnë sigurinë në aeroportin e kryeqytetit.”, tha Lleshaj.
Po te njejtin minister te brendeshem e nxoren per zverku nga aeroporti dhe hyri Ushtria ne aeroport.
Shqiperia nuk ka minister te brendeshem dhe idiotesi te tilla shqiptaret nuk kane degjuar kurre me pare.
Ka perkundrazi nje damlla te inkrimnuar, qe kriminelet qe grabisin Aeroportin nuk i kap, ndersa protestuesit po i kap.”, shkruan Vasili.