Vendosni fjalën kyçe....

Rama-opozitës: Jemi të gjithë shqiptarë! Po banorët e Bregut të Lumit çfarë janë?!


Kryeministri Rama ka sulmuar opozitën lidhur me atë që e quajti “gëzim” të saj për vendimin e parlamentit holandez për vendosjen e vizave me Shqipërinë.

Rama tha se gëzimi i tyre është i paprecedentë ndërsa e akuzoi opozitën e bashkuar se po i vë zjarrin ardhmërisë së vendit dhe shpresave të shqiptarëve.

“Festa në Tiranë për mocionin  e parlamentit holandez është e paprecedentë. Ata duan t’i vënë zjarrin ardhmërisë së vendit, shpresave të vendit. Si mundet shqiptarë njësoj si ne, në fund të ditës jemi të gjithë shqiptarë, të sillen në këtë mënyrë.” – tha Rama.

Një javë më parë, qindra forca policie rrethuan zonën e Bregut të Lumit dhe pasi përdorën gaz lotsjellës dhe terror, nxorrën me forcë nga banesat dhjetëra familje duke u prishur banesat pa i dëmshpërblyer, ndryshe nga sa ka ndodhur me banorët e dy segmenteve të tjera të Bulevardit të Ri.

Një ditë më parë, qindra forca policie rrethuan sërish Bregun e Lumit dhe pasi dhunuan banorët nisën prishjen e banesave.

Policia mbajti larg të gjitha mediat ndërsa ka vijuar me prishjen e banesave në zonë. Po banorët e Bregut të Lumit, të Unazës së Re dhe të periferive të tjera, a janë shqiptarë zoti kryeministër?!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *