Shqipëria ka një rënie me 7 vende në indeksin botëror të lirisë së medias, në raportin më të fundit të “Reporterëve pa Kufi”.
Shqipëria këtë vit renditet në vendin e 82-të dhe raporti thekson se gjatë vitit 2018, sulmi ndaj mediave prej qeverisë dhe krimit të organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.
Në raport thuhet se gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.
“Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.
Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.”, thuhet në artikull.
Organizata “Reporterët pa Kufij” në raport e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.