Vendosni fjalën kyçe....

Soreca: Opozita e re të shkojë në zgjedhje, Vasili: Mos e merrni seriozisht, do ketë qenë diku ku ka pasur pije alkoolike


Petrit Vasili ka ironizuar kreun e ambasadës së BE-së në Tiranë, Soreca, i cili bëri sot thirrje që opozita e re të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

I ftuar në studion e Syri.net, Vasili tha se Soreca nuk duhej marrë shumë seriozisht sot pasi deklarata e tij mund të ketë ardhur pas ndonjë aktiviteti ku janë shërbyer pije alkoolike.

“Përveçse të gajasem. Mos ka qenë ndonjë aktivitet ku ka pasur koktejle dhe pije alkoolike. Ai vjen nga Italia, një vend i cili injeh mekanizmat e politikës prej nja 2 mijë e 700 sepse senati më i vjetër në botë ekziston në Itali.

Unë jam i bindur që z.Soreca ka bërë humor dhe në këtë rast mos e merrni seriozisht. Është një burrë me humor të mirë dhe besoj ka gjetur mënyrën e duhur dhe elegante për t’u tallur me atë parlament dhe me kryeministrin.” – tha Vasili.

Soreca tha sot pas krijimit të dy grupeve të reja parlamentare në Kuvend, që ata të shkonin në zgjedhjet lokale.

“Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale. Ne shpresojmë se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje.” – tha Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *