Templates by BIGtheme NET

Turqia i vendos Shkupit kushte për anëtarësimin në NATO

Turqia i ka vendosur kusht Shkupit zyrtar për të kaluar në parlamentin turk ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas mediave, Ankaraja i ka kërkuar në rrugë zyrtare Shkupit, ekstradimin e 15 shtetasve turq të organizatës FETO, të akuzuar për pjesëmarrje në tentativën e dështuar për grusht shteti në vitin 2016.

E përditshmja greke Kathimerini, shkruan se shtetasit në fjalë akuzohen nga autoritetet si pjesë e rrjetit të Fetullah Gylenit, i dyshuari kryesor për organizimin e përpjekjes për grusht shteti.

Kjo çështje u ngrit edhe nga ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar gjatë një vizite zyrtare në Shkup më 3 prill. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e hodhi poshtë kërkesën e Ankarasë dhe për këtë mori mbështetje nga zyrtarët europianë, të cilët gjithashtu i bënë thirrje qeverisë që të respektojë të drejtat e njeriut të këtyre 15 qytetarëve turq.

Nga ana tjetër ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Sheqerinska, tha se Turqisë i duhet kohë për ratifikimin e protokollit të pranimit në NATO.

Ankaraja po negocion gjithashtu me Athinën mbi fatin e tetë ushtarëve, të cilët Turqia po i akuzon për përmbysjen e presidentit Erdogan. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, qeveria turke ka ofruar 5.6 milionë euro për kthimin e oficerëve turq, të cilët kanë marrë azil në Greqi pas grushtit të shtetit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto