Templates by BIGtheme NET

Vendimi i Holandës për rikthim vizash, Rama: Nuk ndikon në lëvizjen e lirë

Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se vendimi i Parlamentit të Holandës për t’i rikthyer vizat shqiptarëve nuk e prek lëvizjen e tyre të lirë drejt këtij shteti.

Sipas tij, duhet të ketë mosplotësim të disa kritereve nga Shqipëria dhe vendimi të vuloset nga Komisioni Europian e më pas të kalojë nga KiE.

“Është një procedurë parlamentare e cila s’ka asnjë implikim të drejtpërdrejte në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Të gjithë duhet ta kenë parasysh se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjëra prej të cilave nuk përkon me faktorin shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë e Holandës në fjalën e tij reagoi duke thënë pikërisht këtë, që s’ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematikë në Kuvendin e tyre.

Së pari duhet të ketë një rritje të qëndrueshme të emigracionit të parregullt nga një vend në përkatës të BE, dhe konsiderohet si rritjen e qëndrueshme, dyfishimi i atyre që emigrojnë në mënyrë të parregullt. Fakti flet për rënie, jo për rritje, e lëre pastaj për dyfishim,

Së dyti duhet që rritja e azilkërkuesve në vendin përkatës të BE nga vendi që konsiderohet si burim i problemit të jetë dyfish, ndërkohë që ka rënie.

Së treti duhet të konstatohet mungesë vullneti në bashkëpunimin mes vendeve për kthimet e emigrantëve të parregullt. Jo vetëm nuk ka rënie të bashkëpunimit, por rritje, e konstatuar nga autoritetet holandeze dhe e nënvizuar edhe në vizitën e ministrit holandez.

Së katërti, vendi që merret në shqyrtim të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit që do këtë procedurë, nuk ekziston.

Së pesti duhet të konstatohet kthimi pas në zbatimin e kritereve teknike të përcaktuara për lëvizjen e lirë dhe këto kritere vlerësohen nga KE që në dhjetor të vitit të kaluar ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100% këto kritere,- tha Rama.

Ndër të tjera, Rama shtoim se nuk mund të gëlltiste festën e nga opozita.

Ajo që nuk gëlltitet është festa në Tiranë. ata të dominuarit nga urrejta kanë humbur logjikën, kanë humbur disa vlera që politika shqiptare i ka ruajtur instiktivisht edhe në ditët e saj më të errëta. Kjo është një festë e neveritshme”, janë fjalët e Ramës.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto