Deputetja e Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari, ka bërë thirrje për mosbojkotim të zgjedhjeve lokale të qershorit duke deklaruar se do marrë pjesë për të përfaqësuar demokratët që kanë qenë kundër vendimit të djegies së mandateve.
“Ne si grup parlamentar nuk jemim dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sado e kompromentuar apo korruptuar të jetë kjo mazhorancë, qëndrimi jonë është i njëjtë. Që ne nuk duam në asnjë lloj mënyre ta bojkojtojmë zgjedhjen, çfarëdolloj zgjedhjeje, përfshirë zgjedhjen e 30 qershorit.” – tha Hajdari.
Më tej ajo shtoi se do gjente çdo lloj mënyre për të ndryshuar sistemin politik në vend, që shkonte përtej PD-së, PS-së dhe LSI-së.
“Më duhet të them se ne do përfaqësojmë të gjithë demokratët që nuk kanë qenë dakord me dorëzimin e mandateve. Do gjejmë çdo lloj mënyre, çdo lloj formule të përshtatshme për një përfaqësim nga deputetë që janë të zgjedhur nga populli dhe jo nga kryetarët e tyre. Dhe ne për këtë model jemi të hapur dhe kemi qëllim ta realizojmë. Dhe të jemi të hapur, siç e thashë për një diskutim të hapur publik dhe të shikojmë se kush është sistemi më i përshtatshëm, qoftë nga ai sistemi mazhoritar deri te sistemi poporcional kombëtar me lista të hapura. Përfaqëson interesin publik një masë shumë të gjërë. Që shkon përtej partive kryesore në vend. Përtej Partisë Demokratike, përtej Partisë Socialiste dhe përtej LSI-së, të cilat do mundohen në çdo lloj mënyre që ata të përpiqen që ta ndalojë apo frenojë këtë ndryshim.” – shtoi Hajdari.