Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar lajmet se janë shpallur në kërkim 2 autorë për grabitjen në Rinas.
Në një deklaratë, policia deklaron se lajmet janë të pavërteta dhe se asnjë autor nuk është shpallur në kërkim.
Reagimi i plotë i policisë:
Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.
Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.
Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.