Aktorja e famshme e Hollywood-it, Charlize Theron ka pranuar se po e rrit djalin e saj të adoptuar si vajzë.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto të fëmijës 7-vjeçar të veshur me fustan dhe me flokë të gjatë dhe të gjithë i janë vërsulur aktores se çfarë po bënte.
Por aktorja tha në Beverly Hills se Jackon në të vërtetë ishte vajzë, pasi ndihej si e tillë. “Po edhe unë mendoja se ishte djalë, derisa kur ajo ishte 3-vjeç dhe më tha: “Unë jam vajzë”.
Kështu që unë kam dy vajza të bukura dhe ashtu si çdo prind dua t’i shoh të lumtura dhe të lulëzojnë”, tha Theron.
Aktorja tha se nuk i takonte asaj të vendoste se çfarë duan të bëhen fëmijët e saj.
“Ato do e gjejnë vetën se kush duan të jenë kur të rritën dhe mnuk më takon mua tëe vendos.
Detyra ime si prind është t’i dua dhe të sigurohem se ata kanë gjithçka që kanë nevojë për të qenë ata që duan të jenë.”, thotë aktorja.
“Mund të fajësoni nënën time pse nuk di më shumë. Siç e dini, jam rritur në një vend ku njerëzit jetonin me gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra dhe askush nuk thoshte gjë dhe unë u rrita pikërisht që të mos bëhesha ashtu.
Mamaja ime më mësoi që duhet të flas, që ti duhet ta dish se kur jeta të mbarojë, do kesh jetuar me të vërtetën që ndihesh rehat dhe se asgjë negative nuk mund të vijë nga kjo”, përfundoi ajo.