Vendosni fjalën kyçe....

Ekuadori kërkon ndihmën e Interpol për të arrestuar ish-ministrin e jashtëm që përkrahu Assange


Ish-ministri i jashtëm i Ekuadorit do të vendoset në listën e Interpolit, pasi u largua ngta vendi për shkak të frikës nga ndjekja penale, në një kohë kur qeveria e Lenin Moreno-s po ndëshkon përkrahësit e Julian Assange.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm filloi një proces penal kundër Ricardo Patino për krimin e supozuar të nxitjes.

Patino kishte mbajtur një fjalim me të cilin ai i nxiti njerëzit të pushtonin institucionet publike dhe të bllokonin rrugët.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

RT” shkruan se përveç aktiviteteve të tij kundër qeverisë, Patino po hetohet gjithashtu për lidhjet e tij të supozuara me zhvilluesin e softuerit Ola Bini, suedezi që u arrestua javën e kaluar për dyshimet se hakoi për “WikiLeaks”.

Ndërsa autoritetet kryejnë hetimin e tyre, gjykatësi urdhëroi që Patino të mbahej në paraburgim. Patino, megjithatë, nuk gjendet askund, ndërsa mendohet se është larguar të mërkurën nga Ekuadori në Peru.

Ekuadori kërkoi që Interpol të nxjerrë një “Njoftim të Kuq” mbi ish-ministrin e jashtëm, dhe u kërkon vendeve të huaja të gjejnë dhe të arrestojnë përkohësisht të arratisurin, në pritje të ekstradimit.

Patino ishte kundër pezullimit të azilit për Assange dhe arrestimit të tij. Ai e kundërshtoi fort presidentin Moreno në rrjetet sociale për vendimin e tij.

Presidenti Moreno pezulloi azilin për Assange javën e kaluar dhe e akuzoi atë për shkelje të privatësisë duke spiunuar atë dhe familjen e tij. “WikiLeaks” mohon akuzën kundër themeluesit të saj dhe akuzon Morenon se ka vepruar për hakmarrje pas ekspozimit të akuzave për korrupsion kundër tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *