Templates by BIGtheme NET

Kapen 1000 koli kontrabandë me cigare në Durrës

Struktura te Hetimit Doganor sekuestrojnë 1000 koli cigare kontrabande ne Doganën e Durrësit.

Autoritetet policore deklaruan se “Pas nje analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme për kontenierin me cigare, Drejtoria e Hetimit Doganor në Drejtori të Përgjithshme të Doganave, ushtroi kontroll në kontenierin me cigare, ku gjatë kontrollit u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.
Këto paketa me cigare nuk rezultojnë si marke cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur”.

Sasia e sekuestruar është 1000 koli me cigare me nga 50 steka,  me 10 paketa,  me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës,  për veprën penale: ” Kontrabanda me mallra qe paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës se Pare Durres dhe me parneret nderkombetare, po kryhen veprimet e para hetimore.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto