Në rrjet kanë nisur të qarkullojnë fjalët se fëmija i princit Harry dhe Meghan Markle ka lindur. Meghan pritej të lindte diku nga fundi i muajit prill por një postim në “Instagram” i ka bërë fansat të besojnë se fëmija mbretëror tanimë ka ardhur në jetë.
Në këtë postim në llogarinë zyrtare të dukës dhe dukeshës së Sussex, çifti falenderon publikun për donacionet në organizatat e ndryshme në vend që t’i bënin dhurata fëmijës së tyre.
“Nëse keni bërë një dhurim prej 5 dollarësh, kontribut prej 1000 dollarësh, jeni ofruar si vullnetar, ose thjesht keni përhapur fjalën, e keni bërë pjesën tuaj”, thuhet në postimin e nënshkruar në emër të princit Harry, Meghan Markle dhe fëmijës së tyre.
Po, letra është postuar edhe në emër të foshnjës gjë që i ka shtyrë të gjithë të besojnë se fëmija tanimë ka ardhur në jetë, vetëm se Meghan nuk e ka bërë lajmin publik.
Por postimi nuk është e vetmja shenjë treguese. Artisti i make-up, Daniel Martin, ka shkuar kohët e fundit në Windsor shkruan “Newshub“.
Fansat po pyesin nëse Martin ndodhet në qytet për të ndihmuar dukeshën të përgatitet për fotot e para me fëmijën e porsalindur.
Fotografitë mund të jetë mënyra se si do të paraqitet fëmija te publike, pasi Meghan nuk ka pranuar të veprojë si Kate Middleton dhe të pozojë për foto menjëherë pas lindjes, jashtë spitalit do të dalë me fëmijën Lindo Wing.
Përkundrazi, ajo po i mban të gjitha detajet e lindjes së foshnjës private.
Meghan gjithashtu nuk është parë në publik që nga 19 marsi. Edhe Kate në muajin e fundit të lindjes nuk është parë në publik.