Ushtria siriane ka gjetur një rrjet të gjerë tunelesh të ndërtuara nga xhihadistët në Douma, jo larg nga Damasku.
E vendosur 15 metra thellë nën sipërfaqen e tokës, tunelet masivë mbështeten nga shtylla metalike dhe janë të mbuluara me disa lloj pllakash, duke krijuar një pamje metroje.
Ato shtrihen për kilometra të tëra nën qytet, të vendosura nën zonën e Ghoutas lindore, duke formuar një qytet të tërë nën qytet.
Gjithashtu tunelet janë të pajisur me energji elektrike, parkingje dhe punëtorë. Ata janë aq të mëdhenj sa që një motoçikletë mund të lëvizë lehtësisht përmes tyre, siç shihet në pamjet.
Ushtria zbuloi se tunelet ishin përdorur në mënyrë specifike për magazinimin e makinerive dhe automjeteve. Ndërsa militantët detyronin vendasit të ndërtonin tunelet për ta.
“Ata na urrenin, dhe nuk i ushqenin personat që refuzonin të punonin,”-tha njëri prej vendasve.