Templates by BIGtheme NET

Real Madrid e Juventus merkato të ethshme, kush vjen e cili ikën

Eden Hazard pritet të nënshkruajë me Realin e Madridit, brenda pak ditësh duke u bërë blerja e tretë e madrilenëve për sezonin që vjen. Sipas spanjolles “Marca”, belgu që aktualisht luan për Çelsin, do i bashkohet Rodrygos dhe Militaos.

Reali i Madridit pritet të derdhë në arkën e ekipit londinez një shumë prej 100 milionë eurosh ndërsa nuk dihen ende hollësitë e kontratës që do nënshkruajë Hazard.

Ndërkaq një lojtar pritet të largohet nga Reali i Madridit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Isco destinacioni i të cilit do jetë Juventusi. Spanjolli kërkohet edhe nga Arseali, Çelsi e Mançester Siti por torinezët duken më pranë lojtarit për të cilin duhet të paguajnë 100 milionë euro.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto