Vendosni fjalën kyçe....

SHBA fiton një betejë tregtare kundër Kinës në OBT


Shtetet e Bashkuara fituan një betejë në Organizatën Botërore të Tregtisë këtë javë kundër përdorimit të tarifave të bazuara në kuota nga Kina, për orizin dhe grurin.

Rasti, i paraqitur nga administrata e Obama në fund të vitit 2016, shënoi fitoren e dytë të Shteteve të Bashkuara në disa muaj. Kjo erdhi gjatë bisedimeve mbi tregtinë mes dy vendeve. Paneli vendosi se nën kushtet e anëtarësimit në vitin 2001 në Organizatë,  vendosja e tarifave nga Kina ka shkelur rregullat, duke mos i administruar ato në mënyrë transparente dhe të drejtë. Këto tarifa vijnë në dy nivele,  ku një volum i limituar i importeve janë subjekt i tarifave fare të ulëta dhe importet që e kalojnë atë nivel, tarifohen me norma shumë më të larta.

Përfaqësuesi i Tregtisë në SHBA, Robert Lighthizer mirëpriti vendimin, duke thënë se sistemi kinez ndalon i ndalon këto tarifa, që i mohojnë fermerëve amerikan aksesin në treg. Dy vendimet e Organizatës do të ndihmojnë fermerët amerikan që të konkurrojnë në mënyrë të drejtë. Ministria e Tregtisë në Kinë deklaroi se është penduar për vendimin e panelit dhe se do të vlerësojë sa më shpejtë të jetë e mundur raportin.   Secila palë mund të apelojë vendimin brenda 60 ditëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *