Vendosni fjalën kyçe....

Vdes në spital 50-vjeçari që qëlloi veten me armën e gruas


Ndahet nga jeta 50-vjeçari që qëlloi veten në banesë me armë zjarri. Bernard U., i cili qëlloi veten me armë paraditen e sotme, ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se arma që ka përdorur 50-vjeçari për të kryer vetëvrasje, ishte e bashkëshortes së tij e cila punonte si oficere policie. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë godinës së Parlamentit.
“Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e parë të policisë.
Ende nuk dihen arsyet që e çuan 50-vjeçarin drejt ndërmarrjes së një veprimi kaq drastik.

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *