Victoria Beckham dy ditë më parë ka festuar 45-vjetorin e lindjes dhe në festën e organizuar për këtë rast të veçantë, nuk mungonte as Hana Cross, e dashura e djalit të saj të parë, Brooklyn.
Beckham ka publikuar një foto nga darka vetëm me pjesëtarët e familjes së saj, ku tanimë është shtuar edhe Hana. Mediat e showbizz-it britanik shkruajnë se Victoria e pëlqen shumë të dashurën e djalit të saj. Madje shpesh herë janë fotografuar bashkë.
Në rrjetet sociale nuk mund të mungonin urimet e David Beckham, i cili shkruan: “Gëzuar ditëlindjen mama. Kalofsh një ditë sa më të bukur sepse e meriton të llastohesh nga të vegjlit e ty Brooklyn, Romeo, Cruz, Harper dhe nga unë sigurisht”, janë fjalët e David që shoqërojnë foton e Victorias.