Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Opozita do vazhdojë me strategjinë e protestave


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar në studion e lajmeve të ‘RTV Ora’ tha se aksioni opozitar do të përshkallëzohet dhe strategjia e opozitës me protesta do të vazhdojë.

“Do të vazhdojë strategjia e protestave. Nuk do ndalen protestat e PD, madje do ketë një aksion opozitar të përshkallëzuar. Është ngritur një grup pune në PD dhe të opozitës së bashkuar. Me anë të vendimit që u mor dje, kryetari i PD dhe sekretari i përgjithshëm janë ngarkuar për të negociuar me aleatët në mënyrë që të bisedohet edhe për aksionin opozitar. Do të ketë  protesta, por edhe shpallje të alternativës së PD”, shprehet Vokshi.

Ajo ritheksoi qëndrimin se PD nuk do të hyjë në zgjedhje pa u garantuar standardi për votë të lirë.

“ Të gjithë e kanë mbështetur vendimin për të mos hyrë në zgjedhje pa u garantuar një minimum standardesh për votë të lirë dhe të ndershme. Nuk ka asnjë negocim për aq kohë sa Rama është kryeministër. Duhet të ikë Rama që të mund të ulemi në tavolinë për të biseduar. Të gjithë janë dakord për vendimin që është marrë dje. Kërkohet qeveri tranzitore, garantimi i standardeve. Nuk ka asnjë hap prapa”-thotë Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *