Vendosni fjalën kyçe....

Vritet gazetarja 29-vjeçare në Irlandë, policia: Sulm terrorist


Një gazetare 29-vjeçare është vrarë mbrëmjen e së enjtes gjatë trazirave në Irlandën e Veriut. Lajmin për vdekjen e gazetares Lyra McKee e kanë bërë të ditur kolegët e saj.

Lyra McKee punonte si redaktore në sitin e lajmeve ‘Mediagazer’ me qendër në Belfast.

Buzzfeed” shkruan se puna e saj  përfshinte ekzaminim e incidenteve të dhunës në Irlandën e Veriut, dhe ajo është përshkruar shpeshherë si një  yll në ngritje në gazetarinë investigative.

Sakaq policia po e trajton ngjarjen  si një sulm terrorist.

Shërbimet e policisë në Irlandën e Veriut konfirmuan se një grua mbeti e vrarë në Creggan, zonën e Derry, po ata nuk arritën ta identifikonin menjëherë viktimën.

“Me keqardhje mund të konfirmoj se gjatë të shtënave mbrëmjen e sotme në Creggan, një 29-vjeçare ka mbetur e vrarë. Po e trajtojmë ngjarjen si një incident terrorist dhe po nisim hetimet në lidhje me ngjarjen.”, tha Ndihmës Shefi i Sigurimit Mark Hamilton.

Sipas Telegrafit, sulmuesit e maskuar janë parë të hedhin fishekzjarre Molotov dhe mjete të tjera në drejtim të automjeteve të policisë gjatë një operacioni të sigurisë në qytetin e Irlandës së Veriut.

Një gazetar në vendngjarje tha se ishte duke qëndruar pranë gruas kur ajo u godit nga një armë zjarri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *