Shqiptarët kanë nisur të bëhen aktivë në politikë edhe në vende të tjera përveç Zvicrës e Belgjikës. Në zgjedhjet lokale të Italisë mësohet se do të garojnë 21 shqiptarë.
Sipas portalit albanianews.it, shqiptaret Eva Meksi dhe Uljana Gazidede kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet lokale në Bari të Italisë. Eva Meksi u vendos në Bari 28 vjet më parë, ajo është e njohur në komunitet si kineaste dhe përkthyese, ka vendosur të garojë për të kontribuar në qytetin që e priti dhe e ndihmoi tri dekada më parë. Ndërsa Uljana Gazidede, avokate në profesion është e specializuar në të drejtën e emigracionit dhe ka ndjekur çështje të ndryshme të emigrantëve në Itali.
Nga veriu në jug, janë në listat e ndryshme politike edhe 19 kandidatë të tjerë shqiptarë. Këto zgjedhje do të mbahen me 26 maj në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane.
Kandidatët shqiptarë:
- Sonila Alushi (Lista Gori, Bergamo)
- Borana Tartari (PD, Bergamo)
- Uljana Gazidede (Democratici Ecologisti Progressisti per Bari, Bari)
- Eva Meksi (Bari Bene Comune, Bari)
- Dashamir Kruja (Lista Civica Biella è Gentile, Biella)
- Ina Dhimgjini (Candidato sindaco lista Livorno a Misura, Livorno)
- Ilda Beqo (lista “Sinistra per Modena”, Modena)
- Admir Toto (Settimo Futura, Settimo Torinese)
- Arli Dervishi (lista “Almese Bene Comune”, Almese, Torino)
- Valbona Kalaj (Uniti per Unire – Lista Civica per Canonica d’Adda, Bergamo)
- Gentjan Rizo (PD, Biella)
- Petrit Malaj (Lista Nardella Sindaco, Firenze)
- Agim Lorenzo Danaj (Candidato sindaco Movimento 5 Stelle, Spinea)
- Dejnada Kasa (Forza Pavia, Pavia, Udine)
- Denis Bendo, di Tirana (Coltiviamo il futuro, Castions di strada)
- Blerina Halili, di Burrel (Fagagna Voliamo insieme, Fagagna)
- Xhoana Bushi, di Kucove (Il Bene in Comune, Paluzza)
- Adel Ibraimi, di Gostivar (Lega Salvini, Osoppo)
- Leonora Bytyqi, di Monfalcone (Turriaco Democratica, Turriaco)
- Roland Ndoci, (Lista Civica “Progetto Basiliano” , Basiliano)
- Mirela Gega (Lista Civica “Verzuolo per tutti”, Verzuolo)