Vendosni fjalën kyçe....

30 artistët më të famshëm në botë bëhen bashkë për të “shpëtuar tokën” (VIDEO)


30 artistë, mes të cilëve reperi Lil Dicky, Justin Bieber, Rita Ora, Ariana Grande e madje edhe Leonardo Di Caprio kanë bashkëpunuar sëbashku për të sjellë një këngë me një mesazh të fortë në ditën ndërkombëtare të Tokës.

Videoja shtatë minutëshe për “Tokën” do t’i çojë të gjitha të ardhurat për bamirësi . Videoklipi është shumë i veçantë sepse për herë të parë mbledh një listë të gjatë të personazheve të famshëm të cilët shfaqen si kafshë të animuara.

Mes tyre përmendin Justin Bieber si një majmun, Ariana Grande si një Zebra, Snoop Dogg si një fabrikë marihuane, Sia si një kangur, Miley Cyrus si një elefant, Ed Sheeran si një koalë, dhe Katy Perry si një poni.

Leonardo di Caprio shfaqet nga fundi i videos si vetvetja, një aktivist i fuqishëm për ndryshimin e klimës.

“Doja të bëja një pjesë sa më të këndshme dhe përmbajte epike, të kuptohej nga të gjithë dhe të flitej nga të gjithë”, tha Lil Dicky për Variety.

Një faqe interneti është krijuar krahas videos muzikore për të edukuar njerëzit rreth ndryshimit të klimës, çfarë mund të bëhet për ta trajtuar atë dhe ndikimin që ka në publik. Për dy ditë, videoja e publikuar nga Lil Dicky tashmë është parë më shumë se 10 milionë herë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *