Këngëtarja britanike me famë botërore Adele, është ndarë nga bashkëshorti Simon Konecki. Lajmi është konfirmuar për mediat nga përfaqësuesit e këngëtares.
Përmes një deklarate të premten, përfaqësuesit e Adele thanë se pavarësisht ndarjes, çifti ishte “i angazhuar për të rritur djalin e tyre së bashku me dashuri”.
Adele solli në jetë djalin e saj, Angelo, në vitin 2012. Këngëtarja u martua me Simon Konecki-n në vitin 2016 pas pesë vjetësh lidhje.
Sikurse shkruan “BBC“, Konecki është një sipërmarrës në fushën e bamirësisë. Në deklaratë thuhet se palët kërkojnë privatësi dhe nuk do të bënin ndonjë koment tjetër.