Angela Merkel do të ishte “shumë e kualifikuar” për një pozicion të lartë në BE pasi ajo të largohej nga Kancelaria gjermane, tha Jean-Claude Juncker, duke e quajtur drejtuesen gjermane një “një vepër e dashur artit”.
Në një intervistë për gjermanen “Funke Media”, presidenti i Komisionit Evropian, mandati i së cilit përfundon në vjeshtë, tha se ai “nuk mund të imagjinojë” se Merkel do të “zhdukej pa lënë gjurmë”.
“Ajo nuk është vetëm një person i respektuar, por edhe një vepër e dashur arti”, tha Juncker.
Por presidenti i Komisionit nuk shprehu të njëjtën pëlqyeshmëri për presidentin francez Emmanuel Macron lidhur me refuzimin e tij për të mbështetur “Spitzenkandidat” (ose “kandidatin kryesor”) për sistemin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Komisionit. Juncker tha se ishte një “mbështetës i madh” i sistemit, i cili u përdor për herë të parë gjatë emërimit të tij.
“Një nga arsyet për krizën e besueshmërisë politike është pikërisht fakti se ajo që premtohet para zgjedhjeve nuk është ajo që është bërë pas”, tha ai.
“Liberalët, të cilëve u takon Emmanuel Macron, nuk kanë arritur të japin kandidatin kryesor dhe kanë emëruar nëntë kandidatë”, tha Juncker. “Unë tashmë mund t’ju them një gjë: Nuk do të ketë nëntë kryetarë Liberalë të Komisionit.”
Partia Popullore Evropiane e Juncker duket e vendosur të fitojë shumicën e vendeve në Parlamentin Europian, duke vënë “Kandidatin e saj kryesor, Manfred Weber, të nominuarin për të qenë pasardhësi i Juncker.
Për Brexit, Juncker tha se ka mbetur rreziku që Britania do të largohet nga blloku pa një marrëveshje, pavarësisht nga vendimi i liderëve të BE javën e kaluar për të zgjatur afatin e fundit deri më 31 tetor.
VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Politico.eu
Përshtati në shqip Hashtag.al