Vendosni fjalën kyçe....

Bie mbështetja për Trump në sondazhe


Numri i amerikanëve që mbështesin presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rënë për 3 për qind, duke shënuar rezultatin më të ulët të vitit.

Sondazhi i realizuar  u mbajt menjëherë pas publikimit të raportit të Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, lidhur me ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ky sondazh, është i pari në nivel kombëtar, që bën matjen e mbështetjes së popullit amerikan pas publikimit të raportit që përbëhet nga 448 faqe, që numëron shumë raste të ndërhyrjes së mundshme të presidentit Trump në hetimet e ndikimit rus.

Sipas sondazhit, vetëm 37 për qind e moshës madhore në SHBA, kanë treguar mbështetje për presidentin Trump, në krahasim me 40 për qind të përkrahjes që kishte dalë në sondazhin e kaluar, të realizuar më 15 prill.

Sondazhi është zhvilluar në mënyrë elektronike në tërë SHBA-në. Sondazhi tregon se 50 për qind e amerikanëve mendojnë se presidenti Trump apo dikush nga fushata e tij, ka bashkëpunuar me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *