Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti shqiptar dhuron pagën e tij për Katedralen e Parisit: 1 mijë euro s’janë shumë, por i jap me zemër!


Deputeti shqiptar Labinot Tahiri ka dhuruar pagën e tij prej 1000 euro për rikonstruktimin e katedrales së Notre Dame në Paris.

Tahiri tha se mbase 1 mijë euro nuk janë shumë, por ai i dhuronte me gjithë zemër dhe kjo ishte thjesht një shenjë mirënjohjeje e tij ndaj Francës që i strehoi prindërit e tij në një kohë nevoje.

Deri më tani janë mbledhur më shumë se 800 milionë euro për restaurimin e Katedrales 850- vjeçare, pasi u shkrumbua nga flakët pak ditë më parë.

Qytetarë e biznesmenë nga e gjithë bota kanë dhuruar shuma të konsiderueshme parash, për rindërtimin sa më të shpejtë të katedrales.

“Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu sic kam qenë, duke kujtuar se nuk punoj jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!

Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sëbashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruar kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë. Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtar, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjve e të rejave në Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumë, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundësinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shenjë mirënjohjjee për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ. Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI. Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap. Faleminderit FRANCË. Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët.”, shkuan Tahiri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *