Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë në protestat e jelek verdhëve në Paris


Jelek verdhët protestuan përsëri sot në Paris. Policia u detyrua të përdorë gazin lotsjellës në protestat që eskaluan në dhunë.

Protestuesit iu vunë flakën shumë motoçikletave dhe veturave dhe madje hodhën gurë drejt forcave të rendit. Kjo është java e 23’të me radhë që jelekverdhët kanë dalë në protesta.

Shumë protestues janë të dëshpëruar nga zjarri që kaploi katedralen e Notre Dame’it. Por ata u treguan edhe të nevrikosur për mënyrën se si donacionet e kaluan shumën e 1 miliard eurove për rindërtimin e katedrales, ndërkohë që kërkesat e tyre nuk po plotësohen.

Autoritetet kanë vënë një numër të shtuar të forcave policore sot me rreth 5 mijë të tillë që janë vënë vetëm në kryeqytetin francez, Parisin.

Deri në orët e fundit janë arrestuar 126 persona, ndërkohë që rreth 11 mijë protestues po pritet t’i bashkëngjiten protestës nga qytetet e tjera franceze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *