Templates by BIGtheme NET

Frika për protestë, policia rrethon ambasadën e Holandës (PAMJET)

Pas vendimit të Parlamentit të Holandës për të rikthyer regjimin e vizave për shqiptarët, Shoqëria Civile parlaajmëroi që sot do të zhvillonte një protestë.

Mirëpo në orët e mbrëmjes së kaluar, protesta u anulua sepse policia nuk dha leje. Pavarësisht anulimit të protestës, forca të shumta të policisë kanë rrethuar ambasadën e Holandës.

Një nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, Altin Goxhaj, kritikoi policinë dhe në veçanti ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, për vendimin për të bllokuar rrugën. ai paralajmëroi se protesta do të mbahet pas 4 ditësh.

“Shikoni qyfyret e gjeneral Lleshit, tek rruga e ambasadës holandeze. Siç ju thamë dje, na thanë në orën 10:00 të darkës se nuk do bëhet protesta, pasi këta kanë frikë për sigurinë e diplomatëve holandezë.

Ne 10 veta siç e kishim publikuar në letrën e policisë, do mbanim nga një tabelë në dorë, do rrinim nga ana këtej e rrugës dhe jo nga ana andej e ambasadës, ne do rrezikonim sigurinë e ambasadorit dhe diplomatit holandez. Dhe na thanë në orën 10 të darkës që s’do ta bëni dhe ne deklaruam se s’do ta bëjmë por do vij vetëm unë të bëj një video. Ma kapni pak skenën, për videon time shih çkka sjellë. Ka bllokuar rrugën e holandezëve, ka sjellë batalionin e policisë a thua se një person me një video do sillte shqetësim për diplomatët. Vetëm për të thënë se sot s;ka protestë por do bëhet pas katër ditësh.”, tha Goxhaj.

Ndër të tjera Goxhaj shtoi se “Protesta që do të bëhet pas 4 ditësh, do të ketë qëllim letrën e hapur të qytetarëve shqiptarë, të cilët do t’i drejtohen Parlamentit holandez,  Ministrisë së Jashtme të Holandës, Parlamentit Europian, dhe shumë parlamenteve të tjerë të vendeve të BE-së që mos t’ju shkojë ndërmend që viza të mos vendosin për shqiptarët por vetëm për qeveritarët. Sepse të gjithë shtetet e BE-së por në radhë të parë Holanda, kanë përgjegjësi të madhe që Shqipëria është në këtë situatë sepse sponsorizuan, futën në politikë Sorosin, Mjaftin, G-99 me flamujt e tyre.”./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto