Vendosni fjalën kyçe....

Gjyshja më e famshme shqiptare feston 80-vjetorin, detaji i veçantë nga festa (VIDEO)


Gjyshja më e famshme në Shqipëri, Ija feston ditëlindjen e saj të 80-të dhe s’mund të mungonte një organizim i veçantë nga nipi i saj Bes Kallaku. Besi ka publikuar foto dhe video nga festa e ditëlindjes, ku Ija shihet duke kënduar e kërcyer me fëmijët dhe nipërit e saj.

Por pjesa më e veçantë e festës duket se ka qenë torta epike. Një zgjedhje klasike nga ana e Besit në fakt, një tortë në formën e tokës së mbjellë me perimet e preferuara të tij, domate e kastraveca.

Aktori i humorit nuk ngurron ta përmendë shpesh herë publikisht gjyshen, për të cilën shpreh shumë konsideratë e dashuri pasi ishte ajo që e ka rritur në një kohë kur prindërit banonin në një qytet tjetër.

“Ija ime, shpirti im i bute, luledelet e mia, natyra ime, thjeshtesia ime, kripa e bukes time, Perendesha e femijerise time, urime 80 vjetorin. Te dua sa 100 diej. Lavdi Zotit te kemi n’form.”, shkruan Besi krahas videove të publikuara në rrjetet sociale. Në një nga videot shihet edhe Xhensila duke kërcyer me Ijen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *