Banorët thonë se nuk do të lejojnë ndërtimin e HEC-eve. Ata paralajmërojnë protesta deri në përplasje fizike nëse do të ndodh e kundërta.
I gjithë uji i këtij përroi pas disa muajsh, me ndërtimin e hidrocentraleve, do të kalojë në tuba për t’u shndërruar në energji, ndërsa e gjithë zona do të mbetet pa ujë. Banorët thonë se nuk do të lejojnë kurrë shkatërrimin e ekosistemit të zonës.
Sipas banorëve, të cilët shprehen për Top Channel, kompania që do të ndërtojë HEC-et e ka marrë lejen për ndërtimin e tyre para 12 viteve dhe se pretendon se ka realizuar dëgjesën publike dhe ka marrë miratimin e banorëve të fshatit. Por, ata thonë se vetëm tani janë vënë në dijeni se janë disa projekte për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë.