Policia kufitare në Kapshticë ka kapur 20 klandestinë sirianë, të cilët vinin nga Greqia. Mësohet se mes tyre kishte gra dhe fëmijë.
Refugjatët janë dërguar në drejtorinë e kufirit për të dhënë deklarimet e tyre.
Përgjatë ditëve të fundit janë kapur më shumë se 120 klandestinë të huaj.
Kufiri i gjelbër Shqipëri-Greqi në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës mbeten portat kryesore të hyrjes së klandestinëve që vijnë kryesisht nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme.