Në një automjet me targa nga Shqipëria në kalimin kufitar “Bogorodica” Drejtoria e Doganave dje zbuloi dhe konfiskoi rreth 45 kilogramë drogë. Shoferi dhe shoqëruesja e tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë marrë kallëzim penal për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë marihuanë dhe 9,8 kilogram hashash.
Drejtoria e Doganave bëri me dije se dje në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe shoqëruesi A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me lëndën narkotike të mbështjellë në një shirit të zi, raporton INA.