Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Evropian miraton programin për Mbrojtjen prej 525 milionë euro


Komisioni Evropian  ka miratuar programin për mbrojtjen për vitet  2019-2020 me vlerë deri në 500 milionë euro. Ndërsa shtesë prej 25 milionë eurove janë rezervuar për të mbështetur projekte ttë kërkimit të mbrojtjes.

Nga viti 2021, një Fond i Mbrojtjes Europiane do të nxisë një bazë inovative dhe konkurruese të industrisë së mbrojtjes dhe do të kontribuojë në autonominë strategjike të BE.

Përmes dy pararendësve të Fondit, Komisioni po ndërmerr hapa për të realizuar bashkëpunimin e mbrojtjes nën buxhetin e BE-së.

Komisioni fillon projektet e para të mbrojtjes të përbashkëta të financuara nga BE nëpërmjet Programit Evropian të Zhvillimit të Industrisë së Mbrojtjes. Kjo do të përqendrohet në fusha që përfshijnë teknologjinë e avionëve, komunikimin satelitor, sistemet e paralajmërimit të hershëm, inteligjencën artificiale, mbrojtjen kibernetike ose mbikëqyrjen detare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *