Vendosni fjalën kyçe....

KQZ pezullon tenderin për fletët e votimit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për prodhimin e fletëve të votimit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Pezullimi i procedurave të tenderit, vjen pas ankimimit që bëri pranë Komisionit të Prokurimit Publik, një nga kompanitë pjesëmarrëse në garë. Lajmi është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik ku është publikuar ankimimi, për tenderin e prodhimit të fletëve të votimit dhe maskave për votuesit e verbër, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2019, por nuk jepen detaje mbi arsyet e ankimimit. Ankesa ka pezulluar për momentin procedurën e tenderimit dhe për pasojë procesin e prodhimit të fletëve të votimit të 30 qershorit.

Anulimi i procesit të tenderimit vjen në një kohë kur situata është e paqartë dhe politikisht. Opozita thotë se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër, por maxhoranca thotë se zgjedhjet nuk shtyhen dhe se zgjedhësit do i drejtohen kutive të votimit më 30 qershor.

Afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje data 21 prill, por meqenëse e diela dhe e hëna janë zyrtarisht ditë pushimi, afati i fundit është zhvendosur të martën më 23 Prill. Deri më tani me vendim të KQZ, të regjistruara janë 25 parti politike, ndër to 5 aleatë të PD, ndërkohë që kanë dorëzuar kërkesat për t’u regjistruar edhe 8 subjekte të tjera. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *