Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me thikë me vete. Sipas policisë, i riu me inicialet F.L nga Fieri, mbante një thikë në çantën, që e kishte brenda në makinë.
I riu nuk iu bind policisë gjatë kohës kur u ndalua për kontroll.
“Mbante armë të ftohtë me vete si edhe nuk i bindet punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
F.L, 20 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën që kishte krahë-qafë ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 thikë metalike. Gjithashtu, gjatë kontrollit, shtetasi F.L ka kundërshtuar patrullën e policisë duke mos ju bindur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.– njofton policia.