Vendosni fjalën kyçe....

Pamela Anderson shkakton debat në rrjet: Sa shpejt u mblodhën fondet për katedralen e Parisit, po për të pastrehët?


Ndërkohë që shumica e njerëzve janë të lumtur për paratë e mbledhura në një kohë aq të shkurtër për rindërtimin e katedrales së Parisit, Pamela Anderson ka mbajtur një tjetër qëndrim. Sipas saj donatorët e pasur që nxituan të deklaronin publikisht për “bujarinë” e tyre, kishin qëllime të tjera në zemër dhe kisha katolike sipas saj është mjaftueshëm e pasur dhe nuk ka pse të kërkojë fonde.

Sipas aktores, donacionet janë më të motivuara nga një dëshirë për “lavdërim publik” sesa nga një dashuri për arkitekturën.

Ajo gjithashtu theksoi faktin se një shumë e madhe ishte ngritur shpejt për të rindërtuar katedralen e famshme, por shuma të ngjashme janë shumë të vështira për t’u mbledhur kur është fjala për të ndihmuar më pak fatlumët.

“1 miliardë euro për të rindërtuar Notre Dame sapo u mblodhën. Kjo ishte e lehtë. Faleminderit miliarderë- Mendoja se Kisha Katolike kishte para mjaftueshëm.”, shkruan Anderson.

“Po për të pastrehët, duke vdekur urie rrugëve”

“Kjo është prova se 1% janë jashtë kontaktit dhe s’duan t’ja dinë për të tjerët, vetëm për emrin e tyre në gazeta – jam e sigurt se do të festohet.

Dhe donacionet e tyre nuk do taksohen dhe do të përfitojnë sërish prej tyre, ndërkohë që ata duken si heronj?!

Jeta nuk është e drejtë, duhet të ndryshojë”, vijon aktorja.

Komentet e Anderson nxitën një shumëllojshmëri reagimesh në rrjet. “RT” shkruan se disa e lavdëruan atë, ndërsa të tjerë e kritikuan për padijeninë e saj se është në fakt shteti francez pronar i katedrales dhe jo kisha katolike. Të tjerë i konsideruan komentet e saj hipokrite, duke e sulmuar në vendimet e saj personale në jetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *