Templates by BIGtheme NET

Pas Bushatit, Peleshi i jep goditjen e dytë Ramës: Jo më lojëra politike!

Pas Ditmir Bushatit, kryeministri Edi Rama ka marrë goditjen e dytë nga ish-krahu i tij i djathtë Niko Peleshi.

Përmes një analize, Peleshi në mënyrë të kujdesshme hedh kritika ndaj qeverisë që të shohë problemin te vetja, pas vendimit të Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët. Sipas tij Shqipëria nuk i përballon dot më lojërat politike me pushtetin, duke nënkuptuar se kjo ka ndodhur gjithë kësaj kohe.

“Dhe së fundi edhe në Shqiperi ka ardhur koha të ndryshojmë gjuhën politike. Tezat e vjetra njerëzit i kanë mësuar përmendësh dhe kanë filluar t’i neverisin.

Rruga më e lehtë dhe më joshëse për politikën është kalimi nga gjuha politikisht korrekt në gjuhën populiste, por Shqipëria ka nevojë për zgjidhje e reforma dhe nuk i përballon dot më lojrat politike me pushtetin. Ndaj gjuha populiste e rrugës në Shqiperi është edhe më e rrezikshme se në vendet e tjera.

Kemi vetëm një rrugë:

Të jemi njerëzore e të perulur para sfidave të mëdha.”, shkruan Peleshi.

Ish-ministri i Bujqësisë dhe ish-zv.kryeministri, thotë se rezoluta e Holandës na jep rastin që qeveria dhe opozita politike e parlamentare, të bëjnë gjestin e parë të vendosjes së interesit kombëtar mbi atë politik: “Të flasim me zë të lartë me gjuhën e vërtetë të shqiptareve që nuk meritojnë të portretizohen si rreziku i Europes. Shifrat e azilkërkuesve dhe kriminalitetit në vendet e BE e vërtetojnë këtë pohim. Vendimmarrjet e sotme po bëhen gjithnjë e më iracionale dhe mbase ne nuk mund t’i influencojme dot ato, por një Shqipëri që nuk reagon, ose akoma me keq që më gjysmën e vet feston, është një Shqipëri që i thotë qartazi BE-se se nuk e meriton ende të merret në konsideratë si vend aspirant.”

Mes fjalëve në artikull pranon dhe se Shqipërisë i mungojnë strategjitë afatgjata në planin ekonomik.

Kujtojmë se ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të një fjalimi që mbajti në Kuvend, ku kritikoi qeverisjen e Ramës. Bushati tha se duhej t’i jepej fund arrogancës, por në asnjë moment nuk ka përmendur Ramën, dhe i është drejtuar Gramoz Ruçit dhe Pandeli Majkos, si socialiste te vjetër, duke thënë se sot politikanët shqiptarë kanë dështuar që të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre.

Bushati iu ka drejtuar thirrje të gjithë socialistëve të vjetër që të bëhen bashkë dhe t’iu japin fund ndasive të së shkuarës. Kështu Rama ka marrë dy goditje të forta, pikërisht nga ish-krahu i majtë dhe krahu i djahtë i tij- Bushati dhe Peleshi./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto