Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset me shtyllën elektrike, “Benz”-i në Fushë-Krujë bëhet copash por s’dihet ku janë pasagjerët (FOTO)


Një aksident ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin Fushë-Krujë – Milot. Mësohet se një automjet tip “Mercedes Benz” me targë DR 1559 E ka dalë nga rruga, duke bërë disa saltro e ka përfunduar përmbys jashtë rruge.

Por jo vetëm kaq, automjeti ka goditur një shtyllë elektrike 6000 volt duke e këputur në disa pjesë. Shtylla e goditur ka këputur dhe një shtyllë tjetër gjatë rënies e për pasojë ka mbetur pa energji elektrike një pjesë e zonës.

Siç shihet nga fotot e publikuara nga “Balkanweb“, automjeti ka mbetur i dëmtuar rëndë, por nuk dihet gjendja e personit apo personave që mund të kenë qenë në makinë.

Sipas policisë, personat që udhëtonin me këtë makinë ose rezultojnë me probleme me ligjin, ose mund të kenë shkuar direkt në spitalin ushtarak Tiranë. Kjo mbetet për t’u verifikuar gjatë orëve në vijim.

Policia po punon për identifikimin e pronarit të mjetit në mënyrë që të zbardhet aksidenti enigmatik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *