Fëmijët i Meghan Markle dhe Princ Harry-t nuk do marrë automatikisht një titull mbretëror. Sipas një letre të lënë nga mbretit George V në vitin 1917, vetëm djali i madh, i djalit më të madh të Princit të Uellsit (dmth. Princi George) ka të drejtën e titullit.
Nipat e tjerë të Princit të Uellsit nuk e kanë këtë të drejtë.
Por në dhjetor 2012 mbretëresha lëshoi një urdhër të ri, ku thuhej se të gjithë fëmijët e Ëilliam dhe Kate, dhe jo vetëm Princi George, do marrin titullin dhe do të quhen Princ dhe Princeshë.
Por rregulli i ri nuk vlen dhe për fëmijët e princit Harry. Kështu, nëse foshnja e tij dhe e Meghan Markle është djalë, ai ka të ngjarë të emërohet si “Earl i Dumbarton” dhe nëse është vajzë, do të quhet “Lady”.
Ndaj, fëmijët e HArryt dhe Meghan nuk do thirren ‘Lartësia juaj’ por do marrin titujt ‘Zotëri’ ose ‘Zonjë’.
Është e mundur që Mbretëresha të lëshojë një urdhër të ri për fëmijën e princit Harry, por flitet se ai dhe Meghan e kanë refuzuar një gjë të tillë. Mbi të gjitha kemi parasysh se mbretëresha e lëshoi urdhrin e parë në dhjetor të vitit 2012 në dhjetor, pesë muaj përpara lindjes së Princeshës Charlotte. Meghan është në muajin e fundit të shtatzënise dhe nuk ka shumë gjasa që në një periudhë aq të shkurtër të nxirret një urdhër i ri.