Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën kur një kishë në Afrikën e Jugut u shemb gjatë meshës së Pashkëve, shkruan ABC News.
Sipas shërbimeve të emergjencës, kisha që ndodhej në krahinën lindore bregdetare të KwaZulu-Natal, u rrëzua për shkak të shirave dhe erërave të forta.
Të paktën 29 persona të plagosur janë dërguar në spital ku po trajtohen për plagët e marra.
“Kishte një stuhi të fortë në atë moment, por nuk mund të jemi plotësisht të sigurt se pse muret u shkatërruan derisa policia të përfundojë hetimet”, tha zëdhënësi i Shërbimeve Mjekësore Emergjente të KwaZulu-Natal, Robert McKenzie.
Pamjet nga vendngjarja u publikuan në llogarinë në “Twitter” të shërbimeve të emergjencës. Në imazhet e publikuara shihen grumbujt me tulla të kishës së shkatërruar.
#Churchcollapse Prayer service underway at Pentecostal Holiness Church in eMpangeni, KZN. Thirteen people died when a section of the wall collapsed. #eNCA pic.twitter.com/x7cz9CQmj6
— Siphamandla Goge (@SiphamandlaGoge) April 19, 2019