Templates by BIGtheme NET

Skënderbeu humbet në Laç, Partizani ngel në Krujë

Kanë përfunduar dy sfidat e para të Superligës shqiptare të futbollit të cilat kanë sjellë një barazim në sfidën Kastrioti-Partizani dhe humbjen e Skënderbeut në Laç.

Edhe pse morri vetëm një pikë në Krujë , kreu mbetet i palëkundur për Partizanin.

Golat u shënuan nga Mensah për “demat e kuq” dhe  Shehu për krutanët.

Ndërsa në sfidën tjetër Skënderbeu largohet gjithnjë e më shumë garës për një vend në Europë duke humbur në Laç me rezultatin 1-0 me gol të Shtubinës.

Me këtë fitore Laçi parakaloi në renditje Skënderbeun duke shkuar në vendin e katër me 44 pikë një më shumë se “ujqërit e dëborës”.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto