Vendosni fjalën kyçe....

Ura e Belinës në Patos drejt shembjes


Ura e Belinës në Patos, është plotësisht e deformuar në konstruktin e saj dhe me mbajtëse gati të amortizuara.

Banorët e zonës tregojnë për ABC News se ura është katandisur në këtë gjendje për shkak të qarkullimit të automjeteve të tonazheve të rënda, të cilat ushtrojnë aktivitetin në zonën naftëmbajtëse të Marizës.

Zona  ka fatin e mirë  të ketë në territorin e saj një nga pasuritë më të mëdha, naftën. Në të ushtrojnë aktivitetin kompanitë më të fuqishme, por mesa duket fati i mirë dhe i keq udhëtojnë në të njëjtën urë: tek ura e Belinës, e cila nga dita në ditë pret të rrokulliset me ç’të ketë sipër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *